Patenta e kompjuterit   Total Commander nė shqip   WinRAR nė shqip  
     
  Kompjuter: Metodika - WebDizenjo - Programe  
 
Total Commander nė shqip
Indeksi
Pamje Ekrani

Total Commander ėshtė njė program i vogėl, por mjaft efektiv, sepse pėrfshin komandat kryesore tė programit tė operimit Microsoft Windows. Paraqitja e tij nė dy dritare ėshtė e qartė dhe pėrdorimi i tij mjaft i lehtė. Kalimet nė komandat e DOS-it dhe anasjelltas janė tė shpejta. Nė bashkėpunim me C. Ghisler & Co nė Zvicėrr, programi ėshtė pėrkthyer nė shqip.

Ēfarė bėn Total Commander?

  • Mbėshtet emrat e gjatė tė fileve nė Windows 95/98/ME dhe NT/2000/XP (versioni 16 dhe 32 bit)
  • Shfaqet nė dy dritare (vertikale ose horizontale) dhe e lehtėson punėn me tė.
  • Pėrdoret si klient FTP pėr tė transferuar file nė njė server nė Internet.
  • Hyn direkt nė rrjetin e fqinjėsisė (Network Neighborhood) pa krijuar disqe tė reja.
  • Ka listė historike; mbėshtet lėvizjet 'prapa' dhe 'para'.
  • Listė pėr dosjet e preferuara - tė preferueshme (meny tė konfigurueshme) - CTRL+D.
  • Ndan/kombinon filet e mėdha.
  • Kodon/Dekodon filet e formateve UUE, XXE dhe MINE.
  • Ka pamje tė re tė sheshėt (3d e vjetėr ėshtė e konfigurueshme).
  • Mbėshtet me miun metodėn tėrhiq & lėsho (drag & drop).
  • 32 bit: Pėrdor tėrhiq & lėsho prej dhe nė explorer dhe nė Desktop tė kompjuterit.
  • Kopjon, lėviz, riemėron dhe fshin nė mėnyrė tė zgjeruar filet.
  • Krahason filet sipas pėrmbajtjes.
  • Kopjon dhe paketon nė sfond (kuti e ndarė).
  • Kopjon filet direkt nga njė arkiv nė tjetrin.
  • Sinkronizon dy dosje ose njė arkiv ZIP dhe njė dosje.
  • Shfaq nė 'lister' imazhet Bitmap (.bmp).
  • Printon nga 'lister'.
  • Arkivon nė bazė nėndosjesh dhe kopjon lehtėsisht filet prej dhe nė arkive. Programi i duhur thirret automatikisht.
  • Ka Paketues/Depaketues tė brendshėm ZIP/UNZIP nga Info-ZIP.
  • Mbėshtet tė gjitha formatet e paketimit: PKZIP, ARJ, LHA, RAR, UC2, ACE, TAR, GZ dhe TGZ.
  • Filet/dosjet mund tė paketohen edhe nė formė ekzekutive (*.exe), ose tė kopjohen nė disa disketa me radhė.
  • Ka meny fillimi (komanda tė pėrcaktuara nga pėrdoruesi).
  • Ka linja butonash tė konfigurueshėm.
  • Linjė komande pėr fillimin e thjeshtė tė programit me parametra.
  • Funksion kėrkimi tė avancuar me tekst tė plotė dhe madje edhe nė arkive.
  • Kėrkim filesh edhe pėr filet dyfishe.
  • Ka shfaqės tė brendshėm (F3) pėr tė gjitha filet e ĒDO MADHĖSIE nė hexadecimal, binar dhe tekst, duke pėrdorur formatet ASCII- (DOS), ose ANSI- (Windows).
  • Bėn ndėrlidhje direkte me kabėll pėrmes portės paralele.
  • Ėshtė i pajisur me njė mjet tė fuqishėm multi-riemėrimi.
  • Printon dosjet, nėndosjet dhe tė gjithė strukturėn e dosjeve.

Total Commander nė SHQIP
  • Lexo mė parė filin e ndihmės nė gjuhėn shqipe: Lexo.txt.

  • Pėr ta instaluar Total Commander nė kompjuter, shkarko (Download) programin nga faqja www.ghisler.com dhe instaloje atė. Programin e paregjistruar keni tė drejtė ta pėrdorni vetėm njė muaj.

    Instalimi i gjuhės shqipe
    Merr filet e gjuhės shqipe direkt nė Shqip, ose nė "Albanian - by Arben Ēokaj". Depaketo dhe kopjo dy filet Wcmd_alb.lng dhe Wcmd_alb.mnu nė dosjen C:\wincmd\LANGUAGE. Pastaj nė menynė e Total Commander (bėhet fjalė pėr versionin anglisht) zgjidh:
    Start - Change Main Menu - Language: Albanian - shqip(Wcmd_alb.lng). Kliko OK ose Apply. Komandat e menysė dhe programit kthehen menjėherė nė shqip. Punė tė mbarė!

      MUND TĖ SHKARKONI GJITHASHTU:
  • Plugins diskdir, i cili krijon lista filesh.
  • Programin lister32, qė shfaq filet mė tė pėrdorshėm.
  • Librarinė wcicolib, me ikona shumėngjyrėshe.