|
Total Commander ėshtė njė program me komandat kryesore tė Sistemit tė drejtimit Windows. Programuesi i tij ėshtė Christian Ghisler nga Zvicra. Ky program ėshtė i favorshėm nė rastin tonė, pasi ai ndodhet edhe nė versionin shqip, sipas pėrkthimit tė Arben Ēokaj. Programin mund ta merrni nga faqja
www.ghisler.com,
ku mund tė merrni edhe filet e gjuhės shqipe nėn Laguage. Lidhur me sqarime mė tė hollėsishme pėr kėtė program, mund tė lexoni: Total Commander nė Shqip
Pėrdorimi i Total Commander si FTP
Pasi tė keni shkarkuar (Download) programin Total Commander dhe tė keni instaluar versionin shqip, fillojeni atė. Nėse programi ėshtė i paregjistruar, ai do ju kėrkojė tė shkruani njė numėr nga 1-3. Shkruani numrin qė kėrkohet dhe hapni programin. (Nė linjėn e titullit do tė dalė lajmėrimi "I PAREGJISTRUAR", nė vend tė Arben Ēokaj, qė del nė rastin tonė). Programi do ketė pak a shumė pamjen e mėposhtme, e cila mund tė pėrshtatet, sipas dėshirės:
Klikoni mė pas mbi butonin , lart nė Panelin e butonave. Do ju hapet menjėherė dritarja Lidhuni me FTP-server, qė vijon:
Duke klikuar mbi butonin , ju do mund tė merrni dritaren e mėposhtme: ftp: Tė dhėnat e lidhjes,
Nė rubrikėn Sesioni, shkruani emrin e lidhjes qė dėshironi tė ndėrtoni me serverin tuaj. Psh. FaqjaJuaj.com, etj.
Nė rubrikėn Emri i pritėsit, shkruani adresėn e saktė ftp, qė ju ėshtė informuar nga administratori i serverit, kur keni marrė vendin nė servėr. Psh. ftp.FaqjaJuaj.com.
Mė poshtė keni njė buton, qė tė jep mundėsinė tė hysh nė njė servėr nė mėnyrė anonime, duke pėrdorur adresėn e-mail si fjalėkalim (password). Mos e prekni fare kėtė buton, nė kėtė rast.
Pastaj keni rubrikėn Emri i pėrdoruesit (Username), ku shkruani emrin e pėrdoruesit, qė ju ka dhėnė administratori i serverit. Psh. FaqjaJuaj, etj.
Pas kėsaj, nėn tė, ndodhet rubrika Fjalėkalimi (Password), ku duhet tė shkruani fjalėkalimin e informuar nga administratori i serverit.
Ju mundeni gjithashtu tė pėrcaktoni edhe drejtorinė lokale, si nė rastin tonė, e cila ndodhet diku nė kompjuterin tuaj, ku keni tė ruajtur faqen tuaj. Rekomandohet qė rubrikat e tjera tė mos preken, nėse nuk jeni i sigurtė se ēfarė jeni duke bėrė.
Nė rastin mė tė zakonshėm, dritarja ftp: Tė dhėnat e lidhjes do duket kėshtu:
Natyrisht qė ju duhet tė zėvendėsoni fjalėt e pėrdorura nė kėtė shembull, si FaqjaJuaj.com, etj. me tė dhėnat e sakta, tė cilat i keni marrė nga administratori i serverit, ku keni marrė vendin e faqes suaj.
Pastaj klikoni mbi OK. Do tė shikoni se lidhja juaj ėshtė krijuar, e cila do dalė si mė poshtė, tek rubrika Lidhuni me FTP-server:
Pėr tė krijuar mė shumė se njė lidhje, veproni si mė sipėr, dhe lidhjet do renditen alfabetikisht nė dritaren e Lidhuni me FTP-server.
Pėr t'u lidhur me serverin, duhet qė mė parė tė jetė vendosur lidhja me internetin, pra duhet tė jeni NėLinjė (on-line). Pastaj klikoni mbi butonin dhe kėshtu lidhja juaj do vihet nė funksion. Pasi tė keni krijuar njė ose mė shumė lidhje, pėrdorni gjithmonė butonin pėr tė marrė dritaren kryesore tė ftp-sė: Lidhuni me FTP-server. Aty klikoni mbi butonin Lidhuni, pėr tė hyrė nė lidhje me serverit e caktuar. Kujto: Duhet tė jesh gjithmonė NėLinjė, qė lidhja ftp tė funksionojė.
Mė poshtė jepet rasti i njė ndėrlidhjeje me serverin, gjatė ndėrlidhjes, dhe kur lidhja ėshtė vendosur. Nė secilin rast, do kemi tė bėjmė me dy dritare, njėrėn majtas dhe tjetrėn djathtas. Nė njėrėn dritare do tė dalė pėrmbajtja e drejtorisė lokale nė kompjuterin tuaj, ndėrsa nė tjetrėn dritare, do tė dalė pėrmbajtja e serverit, si nė rastin e mėposhtėm:
dhe Total Commander gjatė ndėrlidhjes ka pamjen e mėposhtme:
Tani mund tė kaloni lirshėm file nga kompjuteri juaj nė server dhe anasjelltas. Duhet tė keni parasysh se nė varėsi tė serverit, disa file, psh. .exe, etj. nuk pranohen nga serveri pėr arsye sigurie. Nėse ndesheni me rastin kur ndonjė fil nuk pranohet, atėherė problemi nuk vjen nga programit FTP, por nga vetė serveri.
Kur tė keni pėrfunduar punėn tuaj me njė servėr, mund tė ndėrpritni lidhjen FTP me serverin, duke klikuar mbi butonin , lart nė qendėr tė programit.
|